Kastrati: Kisha Ortodokse serbe e Kosovës bastion i shërbimeve sekrete ruse

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati, ka thënë se Kisha Ortodokse historikisht ka uzurpuar funksionet politike të shtetit të Serbisë.

Lajme

17/01/2020 21:53

“Unë do të thosha se kjo është e vetmja “aeroplanmbajtëse” ruse në Ballkan përmes së cilës Kremlini pretendon të shtrijë ndikimin. Qëllimi është dërgimi para i interesave gjeostrategjike kundër Amerikës”, tha Kastrati.

Kastrati thotë se Rusia ka ndërtuar kisha në Shkup me fonde të oligarkëve në mënyrë që të shtrijë ndikimin sa më shumë.

Profesori thotë se nuk ka vend për shqetësim pasi sipas tij Amerika para 20 viteve ka përcaktuar se ujërat e Adriatikut nuk guxojnë të preken.

“Ne jemi me fat që jemi në këtë zonë të SHBA-së, por shërbimet tona nuk guxojnë të kenë komoditetin në këtë drejtim”, tha ai për RTV Dukagjini.

Kastrati thotë se patriarku Irinej disa herë ka bërë thirrje publikisht se “çdo gjë që i është marrë Serbisë me dhunë mund të kthehet me dhunë”.

Sipas tij kjo është një mesazh për Vuçiqin të cilit i thuhet se “nëse bën kompromise me Kosovën ajo më nuk kthehet, por me dhunë mund ta kthejmë”.