Kastrati kalon te Kosova U21 për sfidën kundër Shqipërisë

Kosova U21 ka marrë një përforcim të mirë para ndeshjes kualifikuese me Shqipërinë.

Sport

11/10/2019 11:46

Shpresave të Kosovës iu është bashkëngjitur edhe Lirim Kastrati, që ishte i fituar te Kosova A për ndeshjen kundër Gjibraltarit.

Madje, Lirim Kastrati u paraqit në pjesën e dytë në këtë ndeshje, duke ndihmuar Kosovën në fitoren minimale në ‘Fadil Vokrri’.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, Kastrati i është bashkuar Kosovës U21.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.

Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim kombëtares U21.

Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Arbenit Xhemajli, që po ashtu u paraqit kundër Gjibraltarit.

Kosova U21, më 15 tetor (e martë), zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Shqipërisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian./Lajmi.net/