Kapet në Prishtinë 51-vjeçari i dënuar për narkotikë, dërgohet në burg

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon veprimet policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale. Nga veprimet e njësive të Stacionit Policor Veriu, është arrestuar S.B., mashkull 51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar më parë me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro…

Lajme

07/01/2026 14:47

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon veprimet policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Nga veprimet e njësive të Stacionit Policor Veriu, është arrestuar S.B., mashkull 51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar më parë me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit të gjykatës.

Policia ka theksuar se veprimet e tilla do të vazhdojnë për të parandaluar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe ligjin në kryeqytet. /Lajmi.net/