Kapet në Podujevë kamioni me dru të kontrabanduara nga Serbia – Shoferi merret në pyetje, kamioni dhe 11 metra dru sekuestrohen
Njësitet policore të Kosovës kanë ndaluar një kamion në fshatin Brainë të Podujevës, të shtunën rreth orës 16:30, gjatë një patrullimi rutinë, pasi dyshohet se transportonte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë. Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga një person mashkull kosovar, është konstatuar se ai kishte të ngarkuara sasi prej 11 metrash…

Lajme
Njësitet policore të Kosovës kanë ndaluar një kamion në fshatin Brainë të Podujevës, të shtunën rreth orës 16:30, gjatë një patrullimi rutinë, pasi dyshohet se transportonte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga një person mashkull kosovar, është konstatuar se ai kishte të ngarkuara sasi prej 11 metrash kubikë dru zjarri, për të cilat dyshohet se ishin marrë ilegalisht në territorin serb, transmeton lajmi.net.
I dyshuari bashkë me automjetin është shoqëruar në Stacionin Policor në Keqekollë.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që kamioni dhe masa drunore janë sekuestruar për hetime të mëtejshme./lajmi.net/