Kapet ‘hakeri’ në Prishtinë

Një arrestim jo fort i zakonshëm ka ndodhur dje në kryeqytet.

Lajme

19/06/2016 11:34

Një ‘haker’ është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për ndërhyrje në sistemet kompjuterike.

Policia nuk jep shumë detaje lidhur me këtë rast, por në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIKE

Prishtinë (NN) 18.06.2016-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin per hyrje ne sistemet kompjuterike. I dyshuari pas intervistimit vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”.