“Kaos” në Manchester, tifozët e Man Cityt nisin festimet para ndeshjes me Chelsean

Tifozët e Manchester Cityt kanë vërshuar rrugët e Manchesterit para duelit ndaj Chelseat.

Sport

08/05/2021 18:29

Kjo sepse Manchester City në rast të fitores eventuale do të shpallet kampion i Premierligës, shkruan lajmi.net.

Tifozët ishin mbledhur para stadiumit “Etihad” dhe me të ardhur autobusi i lojtarëve të Cityt, ata vërshuan rrugët dhe filluan festimet.

Këto skena nuk jemi mësuar ti shohim, sidomos pas pandemisë COVID-19, ku në Angli janë liruar masat por ende ka kontrolle të jashtëzakonshme.

Ditë më parë edhe në Itali, tifozët e Interit vërshuan qendrën e Mialnos, Piazza del Duomo në stil të njëjtë.

Manchester City është duke u përballur me Chelsean në kuadër të Premierligës./Lajmi.net/