Kante rezulton pozitiv me COVID-19
Mesfushori do të mungojë në ndeshjen e radhës të Chelseas.
Sport
Chelsea nesër do të përballet me Juventusi në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Në këtë ndeshje për “The Blues” do të mungojë N’Golo Kante këtë e ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel në konferencën për shtyp.
Kante në analizat e bërë së fundmi ka rezultat pozitiv me COVID-19 dhe tani do t’i nënshtrohet karantinimit.
Përveç kësaj ndeshje ai pritet të mungojë edhe kundër Southamptonit në fundjavë, më pas gjendja e tij do të vlerësohet për ndeshjen e radhës.
Një lajm shumë i keq ky për gjigantin anglez pasi mesfushori llogaritet si futbollist kyç i ekipit. /Lajmi.net/