Kante kthehet në stërvitjet e Chelsea, stërvitet i vetmuar
N’Golo Kante është rikthyer në stërvitje.
Sport
Kante bënte bujë të madhe gjatë javës së kaluar, kur lojtari nuk pranonte të kthehej në stërvitje, pasi kishte frikë nga pandemia Covid-19.
Megjithatë, duket se mesfushori i ‘Bluve’ ka vendosur të dalë në stërvitjet e skuadrës, por këtë e ka bërë në mënyrë të veçantë.
Mediet britanike raportojnë se Kante është stërvitur sot në qendrën stërvitore të skuadrës, por është stërvitur i ndarë nga grupi, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka akoma dyshime që të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, dhe këtë pritët ta bëjë për disa ditë.
Kthimi i Kante në stërvitjet me grupin është i domosdoshëm, pasi sezoni është vendosur të rifillojë më 17 qershor.
Deri më tani, trajneri Frank Lampard nuk i ka bërë kundërshtime vendimeve të lojtarit. /Lajmi.net/