Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët policorë. Sakaq, i dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ku dhe është dërguar në QKUK për tretman. “Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i…

Lajme

15/06/2025 09:01

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë.

Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët policorë.

Sakaq, i dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ku dhe është dërguar në QKUK për tretman.

“Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i njëjti  për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.