Kane shënon në minutat e para të pjesës së dytë, 2-0 për Bayern
Bayern Munich ka goditur sërish në “Santiago Bernabéu”, duke dyfishuar avantazhin ndaj Real Madridit sapo ka nisur pjesa e dytë. Në minutën e 46-të, Harry Kane tundi rrjetën me një goditje të saktë nga skaji i zonës në këndin e poshtëm të djathtë, pas një asistimi nga Michael Olise. Me këtë gol, bavarezët tani udhëheqin…
Sport
Bayern Munich ka goditur sërish në “Santiago Bernabéu”, duke dyfishuar avantazhin ndaj Real Madridit sapo ka nisur pjesa e dytë.
Në minutën e 46-të, Harry Kane tundi rrjetën me një goditje të saktë nga skaji i zonës në këndin e poshtëm të djathtë, pas një asistimi nga Michael Olise.
Me këtë gol, bavarezët tani udhëheqin 0-2, duke i vënë “Los Blancos” në një situatë mjaft të vështirë në këtë çerekfinale të parë. Reali duhet të reagojë menjëherë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.