Kane po shihet si zëvendësuesi i Lewandowskit – vitin e ardhshëm

Bayern Munich e kanë gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit. Gjatë kësaj merkato u përfol se Harry Kane do të kalojë te gjiganti gjerman, Bayern Munich. Por, një gjë të tillë e mohuan drejtuesit e klubit bavarezë. Një lëvizje e anglezit sipas ‘Bild’ mund të ndodhë vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net. Siç njofton e përditshmja gjermane,…

Sport

22/07/2022 16:51

Bayern Munich e kanë gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit.

Gjatë kësaj merkato u përfol se Harry Kane do të kalojë te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Por, një gjë të tillë e mohuan drejtuesit e klubit bavarezë.

Një lëvizje e anglezit sipas ‘Bild’ mund të ndodhë vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Siç njofton e përditshmja gjermane, Bayern Munich ka kontaktuar me rrethinat e Harry Kane duke kërkuar transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Kane aktualisht është i lidhur me Tottenham me një kontratë të vlefshme deri në qershor 2024, mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tillë./Lajmi.net/