Kane kërkon largimin nga Tottenham, në garë mbesin dy gjigantët anglez
Sulmuesi Harry Kane ka kërkuar nga bordi i drejtorëve të Tottenhamit të transferohet gjatë verës, ngase anglezi thuhet se ka kuptuar se koha e tij në Londër ka mbaruar.
Sport
Dy klubet angleze Manchester City dhe United kanë shprehur interesim për qendërsulmuesin, andaj Spurs ndoshta do detyrohet ta shesë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy nuk do pranojë oferta nën vlerën 170 milionë euro.
Kjo vlerë është shumë e lartë për sulmuesin që është shumë i rëndësishëm në të ardhmen e klubit, por thuhet se Tottenham nuk do negociojë për vlera me të ulëta.
Muajt e ardhshëm do jenë vendimtar për të ardhmen e Kane, edhe pse për të blerë anglezin do jetë shumë vështirë, sidomos duke ditur mënyrën si Levy bën biznes./Lajmi.net/