Kane ka pranuar kushtet e Man Cityt, pritet transferimi stratosferik i tij për 185 milionë euro

Harry Kane pritet të largohet nga Tottenham Hotspur.

Sport

23/07/2021 08:11

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane edhe vet javë më parë kishte shprehur dëshirën për të fituar trofe, qoftë ajo edhe larg Tottenham Hotspur.

Siç duket, skuadra rivale, Manchester City, është gati t’ia bëjë këtë dëshirë realitet atij pasi janë super-favoritë për nënshkrimin e tij.

Sipas “The Sun”, Kane e ka informuar Tottenhamin për dëshirën e tij për largim dhe është pajtuar në parim që të transferohet tek Manchester City, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, problemi qëndron tek çmimi i lartë i tij, Tottenham dëshiron më shumë se 150 milionë euro dhe një marrëveshje thuhet të jetë e mundur.

Operacioni i sjelljes së Kane në “Ethihad Stadium” do t’i kushtojë Manchester Cityt hiç më pak se 185 milionë euro./Lajmi.net/