Kane dëshiron të qëndrojë te Tottenhami pas ardhjes së Contes
Sulmuesi duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e ekipit anglez.
Sport
Harry Kane gjatë tërë merkatos së verës është lidhur me një largim nga Tottenhami në drejtim të Manchester Cityt, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, sulmuesi mbeti në ekip përkundër dëshirës që kishte të largohej.
Gjatë kësaj jave, Tottenhami emëroi trajner të ri Antonio Conten dhe duket se tani ka ndryshuar situata e Kane.
Sipas ‘The Sun’, Kane tani dëshiron të qëndrojë te Spurs dhe të luajë në udhëheqjen e Contes.
Anglezi më nuk do të kërkojë largimin, pasi ka besim që me Conten ekipi do të krijojë një ekip kompetitiv që të luftojë për trofe. /Lajmi.net/