Kandidati i VV-së për asamble një nga të arrestuarit për kultivim të narkotikëve, e konfirmon kandidati për kryetar në Artanë
Kandidati për kryetar të Komunës së Artanës, Abdyl Gashi e ka konfirmuar se kandidati për asamble i kësaj partie, Rinas Zeqiri është njëri nga të arrestuarit për mbjellje të narkotikëve. Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rinas Zeqiri i është bashkuar partisë vetëm para një muaji. “Rinasi i është bashkuar listës sonë…

Lajme
Kandidati për kryetar të Komunës së Artanës, Abdyl Gashi e ka konfirmuar se kandidati për asamble i kësaj partie, Rinas Zeqiri është njëri nga të arrestuarit për mbjellje të narkotikëve.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rinas Zeqiri i është bashkuar partisë vetëm para një muaji.
“Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.
Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.
Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.