Kaltrina mahnitëse në klipin e ri (Video)

Kaltrina Selimi është kthyer nga Londra për realizimin e projektit të saj më të ri.

ShowBiz

15/06/2016 10:08

Këngëtarja do të vijë me këngën e titulluar “Po du”, së cilës i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan GazetaExpress.

Në trajlerin e publikuar zbulohet se Kaltrina do të na sjell shumë ritëm dhe do të vijë mahnitëse në videon e saj të re.

Kënga është e shkruar nga 2Step, ndërsa për muzikën është kujdesur Marsel Gunga.