Kallaku flet pas barazimit ndaj Kazakistanit: Nuk kishte gjëra negative, duhet përmirësohemi para portës
Shqipëria ka marrë vetëm një pikë në udhëtimin në Kazakistan.

Sport
Ndonëse kishte shumë raste shënimi, kombëtarja shqiptare nuk arriti të gjente golin në këtë ndeshje.
Pas ndeshjes foli edhe Kallaku, i cili sot luajti për herë të parë me fanellën ‘Kuqezi’. Ai është shprehur i kënaqur me barazimin, por ka thënë se ka gjëra për t’u përmirësuar.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të thënat e Kallakut.
“Ndjej keqardhje. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani. Kemi pronuar të luajmë edhe me 3-4-1-2.
Mendoj që duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjeshtë për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, ajo na mungoi.
Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekondi dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë”, u shpreh Kallaku për “Supersport”. /Lajmi.net/