Kalendari i Realit dhe Barcelonës, deri në fund të sezonit
Ky është kalendari i ndeshjeve të mbetura të Real Madridit dhe Barcelonës, deri në fund të këtij edicioni.
Sport
Real Madrid dhe Barcelona janë në garë të ashpër mes vete për titull të kampionit në La Ligë.
Por, gjigantët e La Ligës janë pretendent edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Në La Ligë kanë mbetur edhe shtatë xhiro vendimtare deri në përcaktimin e kampionit.
Kurse, në garën elite të klubeve evropiane skuadrat kanë mbërritur në ndeshjen e kthimit të çerekfinales.
Në orarin e të dyja skuadrave deri më fund të këtij sezoni, aktualisht Barcelonën e pret një ndeshje më shumë, në finalen e Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos.