Kaka: Mund të rikthehem te kjo skuadër

Leite Kaka nuk e ka përjashtuar një rikthim te Milani.

Sport

27/01/2016 18:26

Ricardo Leite Kaka  beson se ish-skuadra e tij do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për rikthimin e tij.

“Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë”, tha Kaka.

“A mund të rikthehem te Milani një ditë? Unë nuk e di. Tani për tani jam i lumtur në SHBA. Jam kënaqur duke luajtur për Milanin dhe mendoj se ata do ta kenë gjithmonë të hapur derën për mua”, shtoi futbollisti.

Ai aktualisht aktivizohet te skuadra Orlando City në MLS.