Kafja para palestrës do të iu ndihmoj të humbisni peshë më shpejt dhe të shkrini dhjamin, thotë studimi

Konsumoni rreth 30 minuta para palestrës.

Lifestyle

05/04/2021 10:38

Pirja e kafesë para se të ushtroni në palestër ka një efekt shumë të mirë për të gjithë ata që po përpiqen të shkrinë dhjamin e tepërt, shkruan lajmi.net.

Këtë përfundim e nxori një studim i ri i bërë së fundmi. Shijimi i një filxhani kafe të fortë rreth gjysmë ore para se të ushtroni rrit dukshëm aftësinë e trupit për të shkrirë dhjamin.

Kafeina është një prej suplementeve më të përdorura për të përmirësuar performancën sportive që përdoren nga atletët rreth botës për të forcuar ata më shumë.

Por pavarësisht përdorimit që ka pasur, deri më tani nuk ka pasur mjaftueshëm dëshmi për aftësitë e kafeinës për të shkrirë dhjamin.

Mirëpo studimi i fundit tani ka vërtetuar ndërlidhjen mes tyre. /Lajmi.net/