Kadrijaj skeptike për votimin e nënkryetarit serb: “Nuk po besoj”
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur skeptike për arritjen e një marrëveshjeje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, ndoshta për herë të fundit. Para fillimit të seancës konstituive, Kadrijaj u pyet nga gazetarët nëse…

Lajme
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur skeptike për arritjen e një marrëveshjeje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, ndoshta për herë të fundit.
Para fillimit të seancës konstituive, Kadrijaj u pyet nga gazetarët nëse pret që sot të zgjidhet përfundimisht nënkryetari që do të përfaqësojë komunitetin serb në kryesinë e Kuvendit. Ajo dha një përgjigje të shkurtër, por të qartë: “Nuk po besoj”, transmeton lajmi.net.
Qëndrimi i saj pasqyron skepticizmin e opozitës për një kompromis të mundshëm në këtë pikë, sidomos pas raundeve të dështuara të votimit dhe mungesës së konsensusit politik rreth kandidaturës së Nenad Rashiqit – kandidatit që po mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përplasjet politike rreth kësaj çështjeje kanë bllokuar përmbylljen e konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga Vetëvendosje është paralajmëruar se nëse dështon edhe tentativa e sotme përmes shortit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme./lajmi.net/