Kadrijaj – Kurtit: Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty – Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “Beogradi po përpiqet të pengojë konsolidimin e institucioneve”. Kadrijaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti e ka bërë punën që të varet prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit, shkruan lajmi.net. “Qe katër…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “Beogradi po përpiqet të pengojë konsolidimin e institucioneve”.
Kadrijaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti e ka bërë punën që të varet prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit, shkruan lajmi.net.
“Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta. Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij.
Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: