Kadriaj: I kemi 62 apo 63 vota për qeverinë Hoti

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, po vlerëson se vonesa e seancës e cila parashihej të mbahej ne ora 11:00, nuk ka të bëje me numrat e qeverisë por me grumbullimin e deputetëve.

Lajme

03/06/2020 11:56

Kadriaj thotë se, qeveria i ka 62 apo 63 vota.

“Besoj që qëndrimi i Aleancës është i ditur do të votojnë të gjithë deputetët e kësaj partie, qeveria i ka votat, janë më shumë se 62, apo 63 deputetë që do ta votojnë qeverinë Hoti”, deklaroi ajo.

Sa i përket Listës Serbe, ajo vlerëson se asnjë qeveri nuk është formuar pa këtë të fundit, andaj nuk e sheh si problem.

“Është kategori kushtetuese edhe Lista Serbe dhe asnjëherë asnjë qeveri nuk është formuar pa Listën Serbe, të gjithë jemi deputet pavarësisht orientimeve politike dhe regjionale…. Nuk e besoj nuk do të varet të gjithë janë deklaruar unanimisht që do ta votojnë dhe sot do ta shihni rezultatin”, vijoi Kadrijaj.

Kjo seancë po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 28 maj, ku kjo e fundit i dha të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta mandatuar Hotin, për formimin e qeverisë së re.