Kadri Veseli thotë se si kryeministër do t’i parandalojë rastet e korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot për Ditën Botërore Humanitare.

Lajme

19/08/2019 19:53

Veseli ka thënë se sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, duhet të jetë pjesë e angazhimit të përditshëm.

“Por, sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”.

“Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë”.

“Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Lajmi.net/