Kadri Veseli: Majlindë, fitove për ne, faleminderit kampione, ti bëre historinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas fitores së Majlinda Kelmendit në xhudo në “Rio 2016” ka thënë se ajo ka bërë historinë, dhe na bëri të gjithëve krenar.

Lajme

07/08/2016 21:49

“Majlinda Kelmendi bëri historinë. Ajo sonte në mënyrë brilante, siguroi medaljen e parë olimpike për Republikën e Kosovës”, shkruan Veseli në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

Veseli e falënderon Majlindën për emocionin që na dhuroi dhe për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike në Rio.

“Majlinda rrëmbeu emocionet tona duke dhënë dëshmi se ajo me të rinjtë tanë dhe përkushtimin e trajnerëve dhe institucioneve, mund të regjistrojnë suksese që gjenerata të tëra i ëndërruan. Fitove për ne –  faleminderit kampione! Tani fito për vete dhe për  ne!”, shkruan Veseli. /Lajmi.net/