Kadri Veseli dhe vajza e tij Rita festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Kadri Veseli ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ditëlindjen e vajzës.

ShowBiz

31/05/2020 23:06

Në shtëpinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, sot ka festë të dyfishtë, kjo për shkak se ish-kryeparlamentari feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me vajzën e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet bashkë me të bijën Rita, dhe i bashkëngjit një urim të këndshëm.

“Ditëlindjet e fëmijëve na kujtojnë sa e rëndësishme është familja dhe sa përkushtim na duhet për ta bërë Kosovën edhe më të mirë e të ardhmen më të sigurtë për ta. Rrita jonë sot mbushi 9 vjet! Urime pafund dhe gjithë të mirat e kësaj bote për ty dhe fëmijët e tjerë që festojnë sot ditëlindjen”, shkruan në postim Kadri Veseli. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1602960023212531/?type=3&theater