Kadet i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate

Pas katër vitesh studime në Akademinë e Mbrojtjes kroate, kadeti nga Kosova, Shaban Shehu, ka kurorëzuar rrugëtimin më sukses të shkëlqyer duke marrë kështu edhe gradën Nëntoger. Njoftimin e bëri të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook. Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i  bashkohet pas përfundimit të studimeve master…

Lajme

01/07/2024 13:43

Pas katër vitesh studime në Akademinë e Mbrojtjes kroate, kadeti nga Kosova, Shaban Shehu, ka kurorëzuar rrugëtimin më sukses të shkëlqyer duke marrë kështu edhe gradën Nëntoger.

Njoftimin e bëri të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i  bashkohet pas përfundimit të studimeve master në Kroaci.

Njoftimi i plotë:

Kadeti i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate
Kadet Shaban Shehu pas katër vite studimi në Akademinë e Mbrojtjes kroate ka përfunduar me sukses të shkëlqyer akademinë dhe ka marr gradën nëntoger, dhe për shkak të rezultateve të larta gjatë studimit ai do të vazhdoi edhe studimin master, pas përfundimit do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin dhe për të shpërndarë njohurit tek ushtarakët e FSK-së./Lajmi.net/