Kaçaniku nis pastrimin e rrugëve, komuna u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Komuna e Kaçanikut ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës, ndërsa punimet kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit. Ekipet e pastrimit janë në terren dhe po punojnë për largimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore. Sipas Drejtorit të…

Lajme

08/01/2026 11:02

Komuna e Kaçanikut ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës, ndërsa punimet kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit.

Ekipet e pastrimit janë në terren dhe po punojnë për largimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arian Teneqja, “të gjitha rrugët kryesore janë të pastruara dhe të qarkullueshme, ndërsa kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve për shkak të ngricave eventuale”.

Komuna apelon tek qytetarët që të adaptojnë shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet për siguri gjatë lëvizjes në rrugë.