Kabashi-Ramaj: Nëse seanca në orën 20:00 është thirrur pa verifikim, do të ishte improvizim që minon besimin
Në një postim në rrjetet sociale, ekspertja e sigurisë dhe anëtare e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka theksuar se alarmi për bombë ndaj Kuvendit të Kosovës përbën një provë serioze për aftësinë e institucioneve shtetërore për të garantuar sigurinë publike dhe institucionale. Kabashi-Ramaj argumenton se për të gjitha vendet e zhvilluara, çdo alarm, real apo i…

Lajme
Në një postim në rrjetet sociale, ekspertja e sigurisë dhe anëtare e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka theksuar se alarmi për bombë ndaj Kuvendit të Kosovës përbën një provë serioze për aftësinë e institucioneve shtetërore për të garantuar sigurinë publike dhe institucionale.
Kabashi-Ramaj argumenton se për të gjitha vendet e zhvilluara, çdo alarm, real apo i rremë, trajtohet si kërcënim deri në verifikim të plotë. Ajo shton se “aty ku përfaqësuesit janë të gjithë së bashku, çdo alarm bëhet kërcënim institucional”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e trajtimit profesional të këtyre rasteve, transmeton lajmi.net.
Ekspertja analizon më tej se parandalimi është themel, duke sugjeruar një zinxhir veprimesh:
- Hetim i menjëhershëm, kontroll i sigurisë dhe verifikim nga EOD, AKI, Policia dhe Prokuroria.
- Evakuim i mençur dhe i planifikuar, me udhëzues dhe kontroll nga ekspertët.
- Rifillim i seancës vetëm pas konfirmimit zyrtar të sigurisë.
- Transparencë publike mbi mënyrën se si alarmi u trajtua, cilët ishin aktorët dhe çfarë rezultatesh u arritën.
Kabashi-Ramaj paralajmëron se çdo improvizim në këtë situatë dëmton besimin publik, dhe se Kosova ka nevojë për një qeverisje që vepron si shtet i vërtetë, jo eksperimenton me sigurinë kombëtare.
Postimi i plotë: