Ka një lajm të mirë për fëmijët që hynë në pubertet në moshë të hershme

Fëmijët, të cilët hynë në pubërtet në moshë të hershme, kanë eshtrat po aq të forta sa të rriturit, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Lifestyle

11/08/2019 16:11

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit studiuan qindra fëmijë britanez, duke iu realizuar atyre skanime të eshtrave çdo 15 vite, transmeton lajmi.net.

Ata gjetën se sa më e vjetër mosha e një fëmije kur hynë në pubërtet, aq më fragjil do të ishin eshtrat e tyre në pjekuri.

Rritja e forcës së kockave fillon të ndalet në të njëzetat e hershme, prandaj ata që hynë në pubertet vonë kanë kocka akoma më të ndjeshme kur rriten.

Ky mund të jetë një faktor vendimtar nëse një i rritur vazhdon të zhvillojë gjendje të tilla shëndetësore si osteoporoza më vonë në jetë, thanë ekspertët.

Ndër të tjera, puberteti konsiderohet moment historik jetësor, gjatë të cilit adoleshentët përjetojnë një rritje në sistemin e tyre skeletik.

Përfitimi më i madh në madhësinë dhe forcimin e kockave ndodh gjatë adoleshencës për shkak të hormoneve.

Studimi, i konsideruar si i pari i llojit të tij, u botua në revistën ‘American Medical Association’s Network Open’. /Lajmi.net/