Juventusi nuk e shet Vidalin
Arturo Vidal do të vazhdojë të luajë në Juventus. Mesfushori kilian nuk është në shitje dhe për këtë kanë konfirmuar drejtuesit e klubit italian.

Sport
Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka folur për ‘pazarin; e Bianconeri, duke konfirmuar se Arturo Vidal nuk do të largohet nga Torino.
Së fundmi flitej se mesfushori kilian mund t’i bashkohej Manchester Unitedit, por këtë e ka përgënjeshtruar zyrtari i lartë i kampionit italian.
“Është një tërmet veror i ‘pazarit’. E kemi përsëritur disa herë se Vidal nuk është në shitje, nuk ka pasur asnjë ofertë për të”, deklaroi Marotta për Sky Sport.
“E di se mediat flasin për Bayern Munichun e Manchester Unitedin, por asgjë s’ka të vërtetë. Vazhdimi i kontratës, i bërë në mes të sezonit të kaluar, e ka konsoliduar ‘martesën’ në mes palëve, kështu që ekzistojnë të gjitha prespozitat që Vidal të qëndrojë tek ne”, përfundoi Marotta.