Juventusi kthehet te fitorja, mposht pa vështirësi Salernitanan

Gjiganti italian është rikthyer tek rezultatet pozitive.

Sport

30/11/2021 22:43

Juventusi ka arritur të mposht Salernitanan 0-2 në kuadër të xhiros së 15-të, shkruan lajmi.net.

‘Bianconerët’ ishin më të mirë nga fillimi, dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në min e 21′.

Ishte Paulo Dybala ai që me një goditje të bukur i dha epërsinë ekipit të tij.

Në vazhdim mysafirët patën edhe disa raste të mira shënimi, por pjesa e parë u mbyll 0-1.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me ‘Bianconerët’ që ishin dukshëm më të mirë.

Në min e 70′ Alvaro Morata shënoi për të dyfishuar epërsinë në 0-2.

Krejt në fund të ndeshjes në min 90+4′ Dybala dështoi nga penalltia, dhe rezultati përfundimtarë mbeti 0-2.

‘Bianconerët’ tani kanë 24 pikë në vendin e shtatë, kurse Salernitana ka tetë pikë në vendin e fundit. /Lajmi.net/