Juventusi konfirmon lëndimin e Danilos, ja sa pritet të mungojë

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi i tyre Danilo ka pësuar një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushës për të paktën tetë javë.

Sport

22/11/2021 13:53

“Testet diagnostike që Danilo iu nënshtrua këtë mëngjes në J|Medical treguan një lezion të shkallës së mesme të muskulit të kofshës së majtë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

“Koha fillestare e rikuperimit pritet të jetë afërsisht tetë javë.”

Danilo pësoi dëmtim gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Serisë A të Juventusit kundër Lazios të shtunën.

30-vjeçari është një nga titullarët e rregullt në Torino duke luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, 1175 minuta në total.

Vetëm Leonardo Bonucci, Manuel Locatelli dhe Wojciech Szczesny kanë pasur më shumë kohë për të luajtur këtë sezon.

Ai ishte ndër lojtarët që nuk u stërvitën në Continassa këtë mëngjes, së bashku me Giorgio Chiellini, Mattia De Sciglio, Federico Bernardeschi, Aaron Ramsey dhe Dejan Kulusevski, të cilët do të mungojnë në ndeshjen e nesërme kundër Chelseat.

Danilo iu bashkua Juventusit në një transferim prej 37 milionë eurosh nga Manchester City në vitin 2019. Ai ka luajtur 91 ndeshje me Zonjën e Vjetër, duke shënuar tre gola.

Kontrata e tij në Torino skadon në qershor 2024. /Lajmi.net/