Juventusi dhe Barcelona pas talentit të Bayern Munich

Juventusi dhe Barcelona janë pas talentit të Bayern Munich, Kenan Yildiz.

Sport

04/07/2022 08:28

Yildiz është një lojtar i talentuar, të cilit kontrata me gjigantin gjerman i përfundon këtë verë.

Ekipi bavarez nuk po gjen rrugën e duhur për ta bindur lojtarin të vazhdojë edhe më tej në Gjermani.

Ndërsa, Juve dhe Barca janë klubet që po e monitorojnë situatën e 17 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romano, të dy ekipit evropiane kërkojnë shërbimet e turkut.

Fillimisht ka qenë ekipi blugrana që kanë shfaqur interesim, së fundmi edhe klubi nga Torino.

Mbetet të shihet se cili ekip do ta bind lojtarin që t`iu bashkohet./Lajmi.net/