Juventusi bind Barcelonën, transferon Arthurin për një shumë të ‘çmendur’

Juventus ka arritur marrëveshje me Barcelonën për mesfushorin Arthur Melo, i cili do të kushtojë rreth 80 milionë euro.

Sport

23/06/2020 17:26

Megjithë mesfushorin brazilian muajin e kaluar u ka thënë të dy klubeve se ai nuk dëshironte të largohej, italianët ende shpresojnë ta bindin atë.

Sky Sports News kupton që Maurizio Sarri dëshiron të ndërtojë mesfushën e tij në një mënyrë të ngjashme me atë të Jorginho te Napoli dhe Chelsea, transmeton lajmi.net.

Ata gjithashtu i kanë ofruar 23-vjeçarit pagë më të madhe sesa marrëveshja e tij e tanishme në Barça. Sipas Sky Italia, ajo ofertë është 5 milionë euro në vit.

Arthur pritet të luajë për Barçën sonte kundër Athletic Bilbao, dhe Sky Sports News është thënë se preferenca e tij është akoma të qëndrojë në ‘Camp Nou’ dhe të luftojë për vendin e tij.

Dy klubet gjithashtu thuhet se duan të përfundojnë transferimin para 30 qershorit – por drejtori sportiv i Juve, Fabio Paritici e ka mohuar këtë.

Ai ka pranuar publikisht, megjithatë, se lojtari duhet ende të jetë i bindur. /Lajmi.net/