Juventus synojnë tjetër ndryshim në stol – ka interesim për Zidane

‘Zonja e vjetër’ janë duke synuar trajnerin e Real Madrid.

Sport

06/03/2020 20:30

Juventus janë gati të nisin një ofertë të majme për rikthimin e Zinedine Zidane në Torino, shkruan ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Trajneri aktual i Real Madrid mbetet ikonë në Juventus nga ditët kur luante si lojtar me ‘Biankoneri’, dhe gjiganti i Serie A është i gatshëm ta mirëpres rikthimin e Zizou.

Maurizio Sarri nuk ka arritur të bind me stilin e aplikuar të lojës, prandaj zërat për Zidane do të rrisin presionin tek ai.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për Zidane në Madrid dhe nëse Juve do të ketë shanset që të sigurojë shërbimet e Zidane. /Lajmi.net/