Juventus – Roma, formacionet e mundshme të duelit në Coppa Italia
Juventus dhe Roma takohen sonte në çerekfinalen e Coppa Italia.
Sport
Juventus dhe Roma ndeshen sonte në Allianz Stadium në çerekfinalen e Coppa Italia.
Dueli i kualifikimit direkt do të fillojë nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.
Fituesi i takimit do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e Milan – Torino.
Mediat italiane kanë publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.
JUVE (4-3-3): Buffon; Cuadrado, Bonucci, Rugani, Danilo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo.
ROMA (4-2-3-1): Pau Lopez; Florenzi, Mancini, Smalling, Kolarov; Diawara, Cristante; Ünder, Lo. Pellegrini, Kluivert; Kalinic. /Lajmi.net/