Juventus rivalizon Barcelonën në garë për Cavanin

Juventus është gati të rivalizojë Barcelonën për të siguruar transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani gjatë afatit të janarit.

Sport

05/12/2021 22:18

34-vjeçari ka zhvilluar vetëm tetë paraqitje për “Djajtë e Kuq” këtë edicion, derisa muajin e kaluar ka munguar shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, vazhdojnë spekulimet për largimin nga “Old Trafford” dhe raportohet se Cavani dëshiron të largohet në afatin dimëror.

Barcelona është mjaftë e interesuar, por Tuttosport, shton se “Bianconerët” gjithashtu kanë interesim për uruguaianin.

Juventus preferon blerjen e Dusan Vlahovic, por janë në dijeni se sulmuesi i Fiorentinas do t’iu kushtojë mjaftë shumë.

Me situatën momentale financiare, nuk mund të paguajnë ndonjë vlerë të lartë, andaj janë duke shikuar opsione më të lira.

Kontrata e Cavanit me Man Unitedin skadon në verë dhe Man United është i hapur për opsionin e shitjes sapo afati kalimtar të hapet, pra me 1 janar 2022./Lajmi.net/