Juventus po u reziston ofertave për Demiral
Juventus është në një luftë të madhe, për të ruajtur shërbimet e Demiral.
Sport
Mbrojtësi i Juventus, Merih Demiral, ka zgjuar vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Leicester City dhe Borussia Dortmund janë dy nga skuadrat që kanë ofruar para për Demiral, por Juventus po bën të pamundurën për të mbajtur shërbimet e lojtarit.
Thuhet se tashmë janë ofruar rreth 30 milionë euro për mbrojtësin, por Juve po reziston, transmeton lajmi.net.
Juventus po heziton ta shes lojtarin, duke shpresuar që të heqin dorë nga Emre Can ose Daniel Rugani më përpara.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë fati i Demiral, i cili paksa varet edhe nga dyshja Can – Rugani. /Lajmi.net/