Juventus po e konsideron një lëvizje për Hazard, si zëvendësim për Ronaldon

Juventus tashmë edhe zyrtarisht do të jetë pa futbollistin portugez, Cristiano Ronaldon i cili do të largohet nga klubi nga Torino.

Sport

27/08/2021 17:06

Cristiano Ronaldo është pranë transferimit tek Manchester United, në një rikthim senzacional tek klubi anglez ku e mori famën si futbollist.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” tani është duke menduar për të zëvendësuar Cristianon, dhe ka disa alternativa për fazën e sulmit.

Një nga emrat surprizë të fundit që është duke u lakuar për një lëvizje tek klubi italian, është Eden Hazard i Real Madridit, raporton Marca.

Sipas gazetës ‘Marca’, duke pasur parasysh largimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi është e interesuar për reprezentuesin belg në formë huazimi.

Pas ardhjes së Mbappes tek klubi madrilen, transferimi i të cilit thuajse është i mbyllur, Eden Hazard mund të kërkoj të ndërroj ambient pas konkurrencës në fazën e sulmit tek ekipi spanjoll.

Nga alternativat e tjera të Juventus, është edhe Mauro Icardi i PSG-së i cili gjithashtu pas ardhjes së Messit tek ekipi parisien, mund të mendoj për një largim nga skuadra franceze në pamundësi për të pasur minuta të mjaftueshme për të luajtur. /Lajmi.net