Juventus ofron para plus një lojtar për Zaniolo
Skuadra e Juventus janë të vendosur që të transferojnë talentin premtues të Romës, Nicolo Zaniolo.
Sport
Drejtuesit e skuadrës së Juventus janë takuar me agjentin e lojtarit gjatë ditës së premte dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë para plus një lojtar për shërbimet e Zaniolo.
Oferta në tavolinën e Romës do të jetë 40 milionë euro plus Mattia Perin ose Juan Cuadrado, transmeton lajmi.net.
Transferimi i lojtarit do të varet shumë edhe nga trajneri Paulo Fonseca, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga java e ardhshme.
Në këtë kampanjë të Serie A, Zaniolo ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar dy asistime në 36 ndeshje. /Lajmi.net/