Juventus nuk heq dorë nga Zaniolo

Juventus nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Romës, Nicolo Zaniolo.

Sport

09/11/2019 11:05

‘Calciomercato’ raporton se kampionët e Serie A vazhdojnë të jenë të interesuar për Zaniolon, përcjell lajmi.net.

Juventus është përpjekur të transferojë Zaniolon edhe në verën e fundit, por ishte e pamundur të bindej Roma.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri, janë të gatshëm t’i fillojnë bisedimet me Romën për Zaniolon.

Juventus janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro për 20 vjeçarin./Lajmi.net/