Juventus në garë për shërbimet e Dani Ceballos

Dani Ceballos ka përfunduar në radarin e skuadrës së Juventus.

Sport

11/04/2020 18:00

Juventus është tashmë skuadra favorite për shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Dani Ceballos, bën të ditur ‘Mundo Deportivo’.

Ceballos, kartonin e të cilit e ka Real Madrid, ka luajtur këtë sezon si i huazuar me Arsenal, por londinezët duket se nuk janë gati të ofrojnë 40 milionë eurot e kërkuara për të, transmeton lajmi.net.

MD shkruan se Juve janë gati të arrijnë shifrën e kërkuar për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.

Paga që pritet t’i ofrojë Juventus spanjollit do të jetë rreth 3 milionë euro për sezon, ose 4.5 – 5 milionë, përfshirë bonuset.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të arrijë ta finalizojë transferimin e yllit spanjoll, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/