Juventus mposht Del Pieron e Berishën

14:28 | 10 Gusht 2014

Përshëndetja për Del Pieron para ndeshjes

Juventus mposhti skuadrën e A-League All Stars me rezultat 3:2, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Sydney.

Juventus fitoi ndeshjen miqësore kundër A-League All Stars me rezultat 3:2, në një ballafaqim jashtëzakonisht atraktiv në Sydney.

Skuadra australiane e nisi duelin me dyshen sulmuese Besart Berisha dhe Alessandro Del Piero dhe kaloi e para në epërsi me golin e Carruscas në minutën e nëntë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fernando Llorente barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 58-të por vendasit rikthyen avantazhin nëpërmjet Juric, në minutën e 76-të.

Por, Juventus realizoi dy gola të shpejtë në fund nëpërmjet Paul Pogba (87) dhe Simone Pepes në shtesë, për ta fituar duelin.