Juventus – Milan: Këto pritet të jenë formacionet për derbin e Serie A

Juventus dhe Milan po përgatiten për kryendeshjen e javës në Serie A.

Sport

10/11/2019 09:46

‘Zonja e vjetër’ do të jetë nikoqire e ‘Rosoneri’, sonte, me fillim nga ora 20:45, në një ndeshje që pritet të dhurojë asgjë tjetër pos spektaklit, shkruan lajmi.net.

Para këtij takimi, presioni qëndron tek Juventus, pas fitores së Inter, por edhe Milan kërkon fitoren, pasi në pesë ndeshje numëron vetëm një të tillë (nën urdhrat e Pioli).

Asnjëra nga skuadrat nuk kanë lojtarë të suspenduar para këtij dueli të madh. Trajnerët kanë dilemat e tyre për formacionet startuese. Cilat mund të jenë ato?

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për ndeshjen Juventus – Milan.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Ramsey, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa; Higuain, Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu /Lajmi.net/