Juventus ka tre futbollistë në listë për të zëvendësuar Ronaldon

Gjiganti italian ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Sport

26/08/2021 10:50

Ronaldo së fundmi është duke u lidhur ngushtë me një kalim në Angli te Man City, transmeton lajmi.net.

Juventusi duket gjithashtu e hapur për shitjen e yllit të tyre pasi paga e tij është shumë e lartë.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, ‘Bianconerët’ tashmë kanë krijuar një listë me tre futbollistë të mundshëm që të zëvendësojnë portugezin.

Mauro Icardi, Moise Kean dhe Luka Jovic po përmenden si opsionet më të mundshme aktualisht.

Prioritet ishte Gabriel Jesus por duket që ai do të mbetet te Man City, Icardi prej kohësh është lidhur me një kalim te “Zonja e Vjetër” ndërsa Kean ishte pjesë e ekipit para disa sezonesh.

Jovic është opsioni tjetër për ekipin e Max Allegrit. /Lajmi.net/