Juventus i kthehet garës për Marcelo

Juventus ka rikthyer interesimin për Marcelo.

Sport

27/03/2020 17:06

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, është kthyer përsëri në interesin e skuadrës kampione të Serie A, Juventus.

Marcelo lidhet me një kalim te Juve që kur Cristiano Ronaldo kalonte te ‘Zonja e vjetër’, pikërisht nga Real Madridi.

Tani, ‘Marca’ shkruan se ‘Biankoneri’ janë gati të shtyjnë përpara për brazilianin, duke pasur parasysh se për krahun e majtë të mbrojtjes kanë vetëm Alex Sandro, transmeton lajmi.net.

Marcelo ka luajtur më shumë se 500 ndeshje me ‘Los Blancos’, duke fituar katër Liga të Kampionëve dhe katër tituj të La Liga.

Ai mund të jetë gati për një aventurë të re, në kampionatin italian, me skuadrën e Juventus. /Lajmi.net/