Juventus humb Pirlon

Lajm i keq për Juventusin. Mesfushori Andrea Pirlo do të mungojë për një muaj për shkak të një lëndimi që pësoi në ndeshjen kundër Milanit në Trofeo TIM.

Sport

28/08/2014 17:18

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo do të mungojë në muajin e parë të sezonit të ri për shkak të një lëndimi.

Ylli italian u dëmtua gjatë ndeshjes përgatitore kundër Milanit në Trofeo TIM, dhe kampioni i Italisë ka njoftuar se ai do të mungojë për 30 ditë.

35-vjeçari i cili ende nuk është përcaktuar përfundimisht nëse do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren e Italisë, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen miqësore kundër Holandës më 4 shtator si dhe ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 kundër Norvegjisë, pesë ditë më vonë.

Pirlo po ashtu do të mungojë në ndeshjen e parë të Juventusit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.