Juventus është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Chelseas
Juventus është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseas, Ruben Loftus-Cheek.
Sport
“Zonja e Vjetër” raportohet se ka lejuar Arthur t’i bashkohet Arsenalit për pjesën e mbetur të sezonit, me gjigantin italian që është duke kërkuar zëvendësues për brazilianin, transmeton lajmi.net.
Sipas “Sky Italia”, Juventus dëshiron të sjellë Loftus-Cheek në Torino për pjesën e mbetur të sezonit, derisa skuadra e Seria A gjithashtu dëshiron të shtojë opsionin e blerjes për anglezin.
Loftus-Cheek ka qenë titullar te “Blutë” këtë sezon, duke bërë 20 paraqitje në të gjitha garat dhe kontribuar edhe me tre asistime.
Anglezi ka kontratë edhe dy vite e gjysmë në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/