Juventus e përforcon sulmin me yllin e Man Cityt
E ardhmja e Gabriel Jesus mund të jetë në Serie A.
Sport
Sulmuesi i Manchester Cityt po kërkohet nga liderët dhe kampionët e Italisë, Juventus.
Calciomercato raporton se Juventus mbeten të hapur për idenë e përpjekjes për të nënshkruar me Jesus, përcjell lajmi.net.
Juventus janë të gatshëm t’i ofrojnë atij vendin e vendin e titullarit te skuadra e parë, dhe në marrëveshje mund t’i ofrojnë Manchester Cityt shërbimet e Douglas Costas.
Braziliani 23 vjeçar këtë sezon te Man City në Premierligë ka shënuar 10 gola në 24 ndeshje./Lajmi.net/